Ertan Ertan

Orë mësimore nga Fizika mbi temën: "A mund të ngritet një peshë duke ushtruar pak forcë".
Klasa 6 level

Description

Në këtë orë do të shtjellohet tema "A mund të ngritet një peshë duke ushtruar pak forcë", duke ngerthyer në planin e ores mesimore 4 tituj me sa vijon: 1) Lëvizja e një trupi me anë të llozit. 2) Lëvizja e trupit nëpër rrafshin e pjerrët. 3) Rrotulla e levizshme dhe e palevizshme. 4) Lozi dhe Rrotulla. Nxenesave do t'u qartesohet teorikisht dhe praktikisht procedura ne fjale, si dhe ata do te kene rastin te shohin proceduren duke u sherbyer me objektet me te cilat ata vete do te kene rastin te provojne e te fusin ne praktike teorine. Qellimi paresor i ores eshte qe nxenesat te arrijne te kuptojne mbi mjetet, emertimet e tyre, si dhe venien ne praktike te procedures se mundesise qe të ngritet një peshë duke ushtruar pak forcë". Metodologjia e mesimdhenies do te jete interaktive dhe praktike duke perfshire diskutimet ne qifte, ne grupe te vogla si dhe teresore ne klase, ku une si mesimdhenese do te jem me shume si mbikeqyrese dhe drejtuese sesa nje autoritet qe kerkon te degjohet dhe percjellet ne menyre strikte. Pra, nxensesat do te jene ata qe do te zoterojne oren ne te shumten e ores dhe gjate shumices se procedures se mesimit.

Materials

Main Aims

  • Te ofroj shembuj praktik dhe angazhim fizik te nxenesave mbi proceduren e temes: "A mund të ngritet një peshë duke ushtruar pak forcë". Funksioni i llozes ne levizjen e nje trupi.
  • Te ofroj teorine mbi temen: "A mund të ngritet një peshë duke ushtruar pak forcë", si dhe te jetesohet ne praktike.

Subsidiary Aims

  • Te sigurohem si mesimdhenese qe teoria do te jetesohet ne praktike in the context of Funsksioni praktik i llozes mbi trupa.

Procedure

Hyrje - Prezentim i temes duke biseduar rreth rasteve nga jeta e perditshme ku lloza dhe trupat jane te perfshire. (4-5 minutes) • Te sigurohem qe nxenesave do t'u mundesohet te aktivizojne skemën mendore rreth temes qe do te shpjegohet me qellim qe te sigurohem qe ajo cfare do te pasoje te mos jete e papritur per ta.

Ora fillon me nje rrefim te shkurte nga une duke u treguar nxenesave nje rast para 2 muajsh kur mu desht qe te largoja nje gur nga rruga ku me duheshte te kaloja me veture. Keshtu ata do te kene mundesine qe te aktivizojne skemen mendore dhe te futen ne teme paraprakisht duke i pergatitur ata per cfare do te pasoje. Pastaj, do t'i pyes nxenesat nese kane patur ndonje rast sikur une, ku pres qq 2 ose 3 nxenesa te rrefejne shkurt mbi ndonje ndodhi me çrast do te thellohen edhe me shume ne teme.

Vënia e terminologjisë së objekteve mbi temën e spikatur (5-6 minutes) • Qe te ofroj teminologjine mbi temen dhe te sigurohem qe nxenesat do te jene familjarizuar me termat.

Duke vizatuar ne tabele vegla dhe objekte do te pyes nxenesat nese i dijne emertimet mbi "llozin" si dhe pjeset perberese te llozit, pastaj rrotullat e levizshme dhe te palevizshme, vegla pune ne ndertimtari , si vinçin, danat, çekanin. Do te qartesoj kuptimin e fjales "dinamometer" me qellim qe te sigurohem se nuk do te kemi probleme gjate shtjellimit te metutjeshem te procedurave te llozit.

Qartesim (6-7 minutes) • Te qartesoj proceduren qe kryejne keto vegla ne ngritjen e trupave me ane te llozit, si dhe me ndihmen e rrotullareve te qartesoj proceduren e tyre dhe funksionin e tyre ne lehtesimin e ngritjes se peshes.

Duke iu referuar figurave ne liber, do te jap shpjegim te thuket, por edhe demonstrim praktik me objektet (derrasen, pyken mbeshtetese dhe nje objekt "karrike") qe do t'i perdori ne klase per te demonstruar çdo gje qe do ta shpjegoj.

Ushtrim i gjysme i mbikeqyrur (9-10 minutes) • Qe te kontrolloj dhe te sigurohem qe koncepti i ores eshte pervehtesuar si dhe te mundesoj nje ushtrim dhe demonstrim praktik nga nxensat vete, por edhe duke demonstruar para klases.

Do t'i ndaj nxensat ne grupe punuese ku secili grup do te vije me rend tek tabela ku do t'i vendosim veglat dhe trupat, me qellim qe nxensat te bejne nje ushtrim gjysme te mbikeqyrur, perpara se t'u them se do te demonstrojne para klases grupet nje nga nje, ushtrim ky i cili do te jete ushtrim i mbikeqyrur nga une.

Ushtrim i mbikëqyrur (11-12 minutes) • Qe t'u mundesoj nxenesave te fusin ne praktike gjithe ate teori qe e kemi shtjelluar ne kete ore, si dhe te sigurohem qe ata do te jene te gatshem qe te demonstrojne ne menyre efektive cdo gje qe e kane mesuar sot.

Ketu do te udheheqe nxensesat qe te dalin perpara klases gruperisht dhe te demonstrojne per klasen procedurat e nrtijes se peshave me ane te llozit dhe rrotullaave te levizshme dhe te palevizshme. Gjate tere kohes une si mesimdhenese do te jem aty vetem per te ndihmuar ose per te mbikeqyrur procedurat dhe shpjegimet qe do te behen nga nxensat, por asesi qe te jem pikeveshtrimi, pasiqe qellimi i ores time eshte qe nxenesat te aftesohen ne pune praktike duke vene keshtu teorine ne praktike.

Diskutim i lire mbi temen dhe procedurat (4-5 minutes) • Qartesim dhe sigurim qe nuk ka mbetur dikush i pakenaqur me gjithe ate qe u mesua sot.

Duke diskutuar rreth asaj cfare u mesua dhe demonstrua sot, nxenesat do te kene rastin qe te shprehen nese kane ndonje paqartesi, ose ndonje ide kreative per te vene kete mesim qe u be sot ne praktike ne jeten e perditshme.

Web site designed by: Nikue